Këngëtaret shqiptare, Fjolla Morina dhe Çiljeta Xhilaga të cilat janë besimtare të devotshme myslimane kanë falur namazin duke mirëpritur muajin e shenjtë të Ramazanit.

Fjolla ka postuar një foto ku shfaqet e mbuluar me një shall mbi kokë, ndërsa jep edhe një mesazh për ndjekësit e saj:

“Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”.

Ndërsa Çiljeta ka postuar një foto e mbuluar me shami në ngjyrë të zezë ndërsa shkruan: “Sabah namaz”.

Ajo ka publikuar edhe një lutje në Instagram, për të gjithë besimtarët muslimanë, të cilët i uron për një nisje të mbarë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë,”- shkruan këngëtarja Xhilaga në profilin e saj në rrjete sociale.

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga vendosi të ndërrojë fenë e saj, duke u kthyer nga e krishterë në muslimane.

Këngëtarja nisi të falej në xhami, mbante Ramazan dhe në tetor të vitit që lamë pas fshiu edhe tatuazhin në formë kryqi në këmbën e saj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!