Almeda Abazi dhe aktori i njohur, Tolgahan Sayisman, janë një ndër çiftet më të njohur të showbizit shqiptar, por edhe atij turk. Prej vitesh ata janë bashkë dhe në maj të vitit që lamë pas, si fryt i dashurisë së tyre disavjeçare, erdhi në jetë djali i çiftit, që quhet Efehan.
Dyshja në fjalë s’na e kanë mbajtur të fshehur vogëlushin dhe tashmë jemi familjarizuar me pamjen e tij. Edhe pse na e tregojnë gjithmonë se Almeda dhe Tolga janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ekzistojnë disa gjëra që aktori turk s’i duron dot te modelja shqiptare. Ai u është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’ dhe një prej pyetjeve në gjuhën turke ishte se çfarë zakoni të Almedës nuk e pëlqen.
Tolgahan nuk hezitoi të përgjigjet, duke thënë se Almeda e tepron me pastërtinë.

“Aman mos ta dëgjojë! Por është shumë e rreptë, detajiste dhe e çmendur pas pastërtisë. Pastërtia është gjë e mirë, por në shtëpinë tonë është me tepri”, u shpreh aktori i shumë serialeve turke.
Epo, ja që Almeda Abazi se harron kurrë që është shqiptare, pastërtinë e kemi në gjàk!
Njëri nga ndjékësit kishte pyetur aktorin turk ‘Nëse do vjen sërish në Shqipëri pas pandemisë’ dhe Tolga ishte përgjigjur duke thënë ‘Gjithsesi’ dhe i bashkëngjiti një figurë të flamurit shqiptar.
