Sot, aktori Tolgahan Sayisman është një nga më të kërkuarit në Turqi. Megjithatë, tek kujton se si u fut në botën e kinemasë, aktori bukurosh turk njëkohësisht burri i ish-missit Almeda Abazi, tregon edhe një histori aspak të zakontë.

“Në vitin 1998, përpjekjet e mia për tu bërë pjesë e botës së kinemasë ishin maksimale por kishte kaq pak prodhime sa ishte vërtet e vështirë. Kështu që hoqa dorë dhe vendosa të ikja jashtë vendit për tu marrë me modeling.” – ka thënë Tolgahan.

Pin auf Tolgahan sayisman

“Një ditë tek bëja serf në Alacati, një iriq deti më hyri në këmbë dhe për thuajse 10 ditë nuk munda të ecja, ndaj plani im për të ikur jashtë u anulua menjëherë. Në atë kohë, më telefonon skenaristi Alican Yaras i cili më fton në një projekt të ri. Pranova dhe kështu fillova të interpretoj në seriale.”

I pyetur në lidhje me planet e tij për fëmijë, Tolgahan është shprehur se ai dhe Almeda kanë vazhdimisht këtë bisedë në temat që diskutojnë dhe tregoi se kur do të ketë diçka rreth zgjerimit të familjes ai tha se do lajmërojë të gjithë. 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!