Ballina Showbiz Bujar Qamili reagon pas shtimit të të infektuarve në Shkodër: E bëmë...

Bujar Qamili reagon pas shtimit të të infektuarve në Shkodër: E bëmë fiks si…Vllaznia! (VIDEO)

Këngëtari i muzikës popullore Bujar Qamili prej javësh është izòluar bashkë me familjarët e tij.

Në një lidhje me emisionin “Vizioni i Pasdites” nga Shkodra, me humor komentoi edhe situatën e Koronavìrusit duke thënë se shkodranët e ”hëngrën” në fund sikurse Vllaznia në minutën e fundit.

“Ne shkodranët në fund e hëngrëm. Edhe ne si Vllaznia, në minutë të fundit. Është hera e parë në jetën time që kam qëndruar kaq shumë dhe kaq gjatë në shtëpi. Ne artistët i kemi të përjavshme udhëtimet jashtë shtetit dhe na ka bërë mirë që të qëndrojmë afër familjes, thotë ai.

“Nuk duhet të dalim nga shtëpia, kjo është gjë e mirë. Çdo udhëzim që jepet nga mjekët duhet zbatuar me rigorozitet. Ne në qytetin tonë mundohemi të jemi mirë duke parë se çfarë po ndodh me Italinë, zoti na ka ruajtur.”

“Sa i përket lajmit të trìshtë që mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja u nda nga jeta, Qamili u shpreh:

“E gjithë Shkodra dhe e gjithë Shqipëria nuk e priti mirë. Ai ka qenë një ndër personalitetet më të shquar të artit shqiptar. Nuk kishte si të kishte më keq për Shkodrën. Përcjellja e tij duhet të ishte bërë te teatri Migjeni. Nuk gjej fjalë, çfarë të them, është një dhìmbje shumë e madhe.”

error: Alert: Content is protected !!