Këngëtarja Bleona Qerreti ndodhet aktualisht në Amerikë ku për shkak të Coronavìrus po qëndron e izoluar në shtëpi.
Ajo ka postuar në instagramin e saj disa foto nga dhoma e gjumit ku pozon e shtrirë ndërsa na tregon se si është jeta e saj në karantinë.
Bleona pozon e buzëqeshur nga shtrati ndërsa na tregon edhe një pjesë të dhomës së gjumit në shtëpinë e saj, ku të zënë sytë një panoramë fantastike nga një dritare që të nxjerr në ballkon.
Këngëtarja pozon në shtrat së bashku me qenushin e saj, ndërsa në dhomën e gjumit të zënë sytë një dekorim modern ku mbizotëron ngjyra kafe dhe bezhë, raporton Arkiva News.
“Jeta në karantinë, Shtëpia”, shkruan Bleona krahas fotove të shpërndara në instagram ku na njeh me dhomën e saj të gjumit në shtëpinë ku po jeton aktualisht.