Besa Kokëdhima tregon se më kë po i kalon këto ditë në karantinë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka qenë së fundmi në një lidhje direkte me emisionin ‘Shqipëria Live’ me dyshen e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi.

Disa javë më parë, Kokëdhima solli projektin e saj më të fundit muzikor, për të cilin Besa tregoi se ishte planifikuar shumë kohë më parë. Artistja tregoi dhe se si po i kalon ditët e karantìnimit, duke shtuar se këto ditë ka qëndruar vetëm me macet e saj.

“Jam mësuar me këtë rutinën. Por çdo ditë që kalon them a do të rikthehemi më si më parë. Unë faktikisht këtë periudhë e kam shfrytézuar për të shkruar muzikë. Kam bërë stërvitje shumë. Jam përpjekur të punoj sa më shumë me qetësinë e shtëpisë. Kënga ka qenë një rastësi e vërtetë. Tematika konsiston në faktin që jeta qenka shumë me të papritura në çdo drejtim. Unë nuk mendoja që në 2020 bota ishte e papërgatitur për një situatë të tillë”, tha ajo.

Krenare që jam gjaku yt”, këngëtarja shqiptare merr dhuratën e ...

“Thelbi është që njeriu ballafaqohet me realitetin, e kupton që jeta është në dorë të tij. Jeta e ka që t’i të jesh dhe keq por kjo nuk të bën që t’i të qëndrosh brenda këtij kuadri. Brenda tekstit ka dhe mesazhe të vogla në thonjza për realitetin realitetin. Ka shumë gjëra që unë nuk jam dakort me realitetin. Një shoqëri sa më e emancipuar të jetë, aq më shumë do të ecë përpara. Unë shërbimet eksetike i bëj vetë. Jam e vetme dhe në fakt edhe pse jam shumë e lumtur që karantina më ka zënë në Shqipëri. Jetoj shumë afër me prindërit me shtëpi, por si takoj nga meraku”.

“Ndërkohë jam në karantinë me tre macet e mia. Unë në koncept nuk jam e izòluar, më mungon jeta, e përditshmja. Të kesh mundësi të ndjòkësh angazhimet e tua. Unë parimisht jam shumë traditicionale nuk mendoj që do të ndodh diçka e till në një chat. Mund të ndodhë në mijëra forma dhe s’jam pro që të ndodh në këtë formë. Mendoj se prindërit kanë mundësinë që leksionet më të mëdha të jetës t’i thonë pa fjalë. Mua më kanë dhënë forcë, lirinë e të folurit e të medimit, jam rritur edhe si vajzë dhe si djal. Këtë ja këshilloj familjeve të tjera dhe është diçka pozitive të impònohet, si tek femrat dhe tek meshkujt”, u shpreh Besa gjatë lidhjes direkte.

Nuk dihet nëse Kokëdhima do të sjellë projekte të reja gjatë muajve të nxehtë të verës pas situatës delìkate që po kalon vendi, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë ajo./revistawho.com

Besa Kokëdhima kritikon babanë e saj në emision: Duhet të… – FaxWeb