Nëse për ne ditët e karantinës kanë qenë të mërzitshme sa më s’ka, për Loredanën koha e izòlimit është përkthyer në punë.

Teksa ka qëndruar në shtëpi me të voglën e saj, Hanën, reperja është kujdesur ta shfrytëzojë kohën në maksimum dhe të përgatisë projekte të reja për fansat e saj.

Pasditen e sotme, Loredana surprizoi ndjékësit në Instagram me një lajmërim për këngën e re, një bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare, Capital Bra.

Ky lajm është pritur mjaft mirë nga ndjékësit dhe me aq sa kanë treguar deri tani, kënga duket super tërheqëse.

Nuk e dimë domethënien, por Loredana është fiksuar t’i publikojë këngët e saj të reja fiks një minutë para mesnate.

Pra, bashkëpunimi i ri i titulluar “Nicht verdient” (Jo e merituar) do të lançohet mbrëmjen e sotme në orën 23:59, ndaj rrini gati për “bòmbën” e radhës!

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!