Aurela Gaçe prek me rrëfimin e saj për prindërit: Falë sakrificës së tyre…

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ishte e ftuar ditën e sotme në programin ‘E Diela Shqiptare’, në ‘Tv Klan’. Ajo interpretoi në skenë disa prej këngëve të saj duke dhuruar shumë emocione dhe një prej tyre ishte dhe “Shpirti i shpirtit tim”.

Aurela u shpreh se në përgjithësi zhytet tek ndjesitë e saj për të nxjerrë atë që duhet të thotë dhe ndjesinë për këtë këngë e ka ndjerë kur ka takuar Skerdin, bashkëshortin e saj.

“Historia e kësaj poezie është pak…Unë në përgjithësi zhytem tek historitë e mia, ose tek ndjesitë e mia për të nxjerrë atë që dua të them, por kjo është 100% ndjesi e asaj që unë kam ndjerë, kur kam takuar Skerdin”, tregoi Gaçe.

U lodhët me 4-ditë karantinë? Aurela Gaçe ka qenë 6 muaj dhe jep ...

Më pas Aurela tregoi dhe se si vendosi të ndjékë gjimnazin, ndonëse ishte shumë e dhënë pas kantos.

“Po meqenëse dashuroja këngën dhe dihej edhe nga prindërit që ajo ishte dashuria ime, unë atë ëndërroja. Me dhìmbje shumë të madhe e kam vazhduar gjimnazin, mbasi prindërit më dhanë fjalën, që mbasi të rritesh edhe pak dhe të kuptosh se çfarë është e mira dhe e keqja. Se unë se kuptoja, se normal kur je 15 vjeç të duket sikur i di të gjitha, por nuk i di, sot i falenderoj që nuk më lejon të rrezikoja sepse ato mendonin si prindër unë mendoja thejsht me zemër. Kur kam ardhur pastaj në Tiranë, ëndrra ime u realizua sepse dola në festival. Por me kalimin e kohës fillova të kuptoj që më duhet të gdhendesha, le të themi që është një gur që ti tani kërkon ta kalitësh”, pohoi artistja e njohur.

Ndër të tjera, Aurela tregoi se ka ndjékur studimet e larta për aktrim dhe në studio pohoi se prindërit nuk e kanë lejuar që të shkonte të studionte kanto në Vlorë dhe ndaj me dhìmbje të madhe ka vazhduar gjimnazin, që e kishte tek dera e shtëpisë, megjithatë sot i falenderon që nuk e kanë lejuar që të rrézikonte në atë moshë./revistawho.com

Aurela Gaçe zbulon dhuratën që ka marrë nga kryeministri Rama për ...