Ami Toska tregon si po shkon karantina me dy fëmijët e saj (VIDEO)

Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve, djalit Joel dhe vajzës Sia.

Ata të dy dhe veçanërisht Amin e shohim teksa poston vazhdimisht foto dhe video të fëmijëve, sidomos gjatë këtyre ditëve në izolim.

Këtë herë Ami poston një video nga shtëpia, ku dy fëmijët e saj janë mbi krevat duke bërë ushtrime, raporton Arkiva News.

Joeli është duke u hedhur mbi krevat, ndërsa Sia është përkulur sikur të jetë duke bërë stretching me kokën poshtë dhe duart në ajër.

Ndërsa në një video tjetër vogëlushja Sia ndodhet në oborr gjigand të shtëpisë së çifit duke luajtur me kapëset e rrobave të cilat i ka hedhur përtokë.