Roli i aktores Beren Saat në një serial në Netflix ka ngjallur shumë argumente së fundmi.

Aktorja shfaqet në skena të nxehta në këtë serial dhe pak ditë më parë Tuba Buyukustun, e njohur si “Syhan” e ironizoi duke thënë se nuk do të luante kurrë skena të tilla si Beren Saat. Pas “zënkës” së dy aktoreve, Hazal Kaya i ka dalë në mbrojtje Berenit.

“Teleshikuesit mendojnë se ne i shijojmë skenat me puthje apo më shumë se kaq. Por në të vërtetë ne jemi shumë nën presion dhe në siklet të madh”, deklaron ajo.

Image may contain: one or more people and people standing

“Ndonjëherë as nuk i realizojmë dot ato skena, por teleshikuesit nuk e dinë këtë. Nga eksperienca që kam patur me Berenin, ajo është një vajzë shumë kreative dhe e turpshmë”, ka deklaruar aktorja e njohur turke.

“Nuk i ngjan aspak rolit në serialin “Dashuri e ndalur”. Ka qenë e vështirë për të që të luante rolin e një femre që tradhëtonte burrin. Tani që jam e martuar e kuptoj akoma më mirë. Një aktore e martuar e ka më të vështirë në këto situata”-u shpreh Hazal Kaya e cila njihet nga roli i “Nihalit”.

Beren Saat dhe Hazal Kaya luajtën vite më parë në serialin “Dashuri e ndaluar”, prandaj kjo e fundit e njeh më mirë se askush tjetër aktoren.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!