Ditën e sotme mjeshtri i madh i artit shqiptar, Gëzim Kruja ndërroi jetë.
Ai u largua përgjithmonë në moshën 80-vjeçare duke lënë pas një karrierë të gjatë me anë të së cilës do të mbahet mend gjatë.
Mikesha e tij, njëkohësisht aktore e njohur shqiptarr, Drande Xhaja ka folur e përlotur për vdékjen e tij dhe tha pengun e madh të aktorit.
Për “Report TV” ajo tha se Gëzimi dëshironte që në 80-vjetorin e lindjes të tij ë mbante një premierë të re, por nuk ia doli dot.

“Me keqardhje para një ore pushoi së rrahuri zemra e mjeshtrit të humorit Gëzim Kruja. Ky është një lajmi trìshtë, kontributi dhe karriera e tij ka qenë e shpërndarë në të gjitha viset dhe vendet ku ka shqiptarë. E mora këtë lajm të trìshtë me shumë keqardhje. Ai ka qenë një njeri i mrekullueshëm dhe një mësues për mua.Ai prej disa vitesh vuante nga një sémundje e rëndë. Hera e fundit që u takuam ishte 80-vjetori, në atë gjendje, por më mirë, se e kemi si kujtim atë ditë. Ai fatkeqësisht nuk e kaloi këtë sémundje. Gëzim Kruja do të mbetet në historinë e humorit shqiptar dhe do të jetë një nga artistët më të dashur të humorit në Shqipëri. Cilat ishin péngjet e Gëzim Krujës? “Është e vërtetë që në portretin e tij dukej se kishte pengje, një ishte festimi i 80-vjetorit me një premier të re, me materiale të reja. Dhe iku me këtë péng, por ai ka materiale të jashtëzakonshme që do të mbështesin në historinë e humorit shqiptar” tha ajo.