“Mrekullia në qelìnë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në ” Netflix”.
Në këto ditë qëndrimi të izòluar, njerëzit kanë zgjedhur të shohin këtë film dramatik, i cili i ka bërë të gjithë të qajnë.
Filmi trajton historinë e një babai të sémurë mendor dhe vajzës së tij, të cilët bëjnë çdo gjë që të qëndrojnë bashkë.

Në film aktori dénohet me vàrje, për një krìm që nuk e kishte kryer.
Mënyra si trajtohet ngjarja i ka prékur të gjithë dhe filma ka arritur shikueshmëri shumë të lartë.
Aktori kryesor i filmit, Aras Bulut İynemli i cili është i njohur edhe në role të tjera si ‘Mert’ tek seriali ‘I Infiltrruari’ ose Jamaç tek ‘Çukur’ i cili po transmetohet në Tv Klan aktualisht.

Ai ka folur për suksesin e tij dhe nuk harron t’u thotë të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi.
“Udhëtimi i “Mrekullia në qélinë Nr.7” filloi me dashuri. Ne e donim shumë historinë tonë. Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekullinë e tij. Ai arriti te shumë njerëz në të gjithë botën në ditët më të vështira. Le t’i qëndrojmë njëri-tjetrit afër me dashuri. Faleminderit për interesimin tuaj. Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”, shkruan ai.