Baris Arduc, aktori i njohur i “Kuzgun” sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “Çukur” që transmetohet në TV Klan,  i cili pritet të shfaqet së shpejti në serial. Në një intervistë për një nga revistat më të njohura, ai na ka treguar më shumë për rolet e tij.

A e dinit se do të ishit kaq i famshëm pas rolit të Omer në “Dashuri me Qira” dhe ‘Kuzgun’?

“Kisha interpretuar edhe më parë në seriale por “Dashuri me Qira” ishte një nga zgjedhjet e duhura. Në atë kohë më ishin propozuar 3 projekte por më tërhoqi më shumë roli i një dizenjuesi këpucësh, ndaj zgjodha pikërisht këtë projekt. Unë ecja si zakonisht drejt shtëpisë time në Cihangir, me kufje duke dëgjuar muzikë, kur kuptova se në fakt tashmë njerëzit më njihnin dhe isha i famshëm. Mos të harrojmë që edhe Kuzgun ka pasur një ndikim shumë të madh tek unë”.

U on Twitter: Barış Arduç

Personazhi i Mert që keni interpretuar në “Kohë për lumturi” ka qenë i planikuar që kur xhiroje “Dashuri me Qira” apo jo?

“Po, është pikërisht kështu. Gjithmonë kemi folur me Elcin Sangu dhe regjisorin tonë për të bërë një film së bashku ndërkohë që xhironin “Dashuri me Qira”. Më pas e gjetëm atë histori dhe Bugra Gulsoy shkroi skenarin. Gjithmonë më ka pëlqyer të interpretoj në krah të Elcin, apo siç ju e njihni, Defne”. Sa i përket ‘Kuzgun’ fjalët janë të tepërta, suksesi po flet vetë…”.

Si është Mert në krahasim me ‘Omer’ dhe ‘Kuzgun’ ?

“Në fakt janë dy personazhe të ndryshëm. Omer ishte më i rezervuar, përqëndrohej shumë tek puna e tij ndërsa Mert është më social, i pëlqen të jetë i rrethuar nga shumë njerëz, ka shumë energji si personazh. Mert i pëlqen gjithashtu të flirtojë me shumë vajza, pra ndryshon shumë nga Omer. Sa i përket Kuzgun ishte shumë krenar, trim si dhe një kontrollues i ndjenjave të tij pasi për një kohë të gjatë nuk e shprehi dashurinë e madhë që ndjente për Dilën”.

U on Twitter: Barış Arduç

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!