Aktori Burak Ozçivit i cili luan rolin kryesor në serialin turk “Osmani”, që po transmetohet në TV Klan, i ka bërë një dhuratë bashkëshortes së tij, Fahriye Evcen.

Kjo e fundit prej disa ditësh është mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë dhe po kujdeset për të voglin e tyre.  Ndërsa Burak është detyruar t’i ndërpresë xhirimet e serialit për të mos rrezikuar jetën e familjarëve dhe njerëzve të afërt.

Mediat turke raportojnë se Burak i ka blerë një orë dore me çmim marramendës Fahriyes. Sipas mediave turke kjo orë kushton 170 mijë lira.

Fahriye Evcen

Burak Ozçivit po i përkushtohet shumë familjes gjatë kësaj periudhe. Ai nuk po largohet nga shtëpia dhe po shijon ditët në vetëkarantinë me bashkëshorten dhe djalin.

Dy aktorët, Fahriye Evcen dhe Burak Ozzcivit u martuan në vitin 2017 me një dasmë që u komentua nga të gjithë mediat, jo vetëm turke, por edhe të huaja.

Ata u bënë prindër për herë të parë vitin e kaluar. Fahriye solli në jetë një djalë të cilit çifti i vendosi emrin Karan.

Fahriye Evcen ve Burak Özçivit evde iş bölümü yaptı

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!