Aktori i njohur i humorit dhe aktualisht kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë.

Pasi zbuloi gjatë emisionit “E diela shqiptare” se bashkëshortja e tij është në pritje të një fëmijë, Erioni nuk ka vpnuar të zbulojë edhe gjininë e foshnjës së tij.

Në një lidhje direkte me emisionin “Rreze dielli”, aktori tregoi se ai dhe bashkëshortja do të bëhen sërish me vajzë.

Baba për herë të dytë, Erion Isai zbulon gjininë e bebushit që do ...

E vogla e tyre, Ajër, do të bëhet motër e madhe dhe Erioni është jashtë mase i lumtur.

Ai tregoi se nuk është nga ata meshkuj që duan se s’bën djalë dhe ndihet i bekuar që familjes së tij do t’i shtohet një tjetër vajzë.

“Megjithë pritshmëritë tona që Ajri do të bëhet me vëlla, jo! Do të bëhet me një motër. Përsa i përket emrit, jemi duke e menduar. Jam më i lumturi në botë që do bëhem sërish me vajzë. Nuk jam si ata që duan patjetër djalë. Jam i bekuar që kam vajzë dhe do bëhem edhe me një tjetër.”- u shpreh ai.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!