A ka bërë ndërhyrje estetike? Moderatorja e njohur e thotë troç (FOTO)

Lei Kraja është një nga moderatoret e sportit më simpatike.

Përveç pasionit për sportin, Lei bie në sy edhe për tiparet e theksuara brune. Por a ka ajo ndërhyrje në fytyrë? Lei i është përgjigjur së fundmi një ndjékësi që e pyet për buzët.

Kam punuar kamariere”, Lei Kraja rrëfen momentet e vështira në ...

“Deri më tani asgjë s’kam bërë! Dhe për momentin s’kam ndërmend. Nuk jam kundër. Kam plot defekte, po jam 100% bio”, shkruan moderatorja dhe postimin e shoqëron me një foto nga fëmijëria për të treguar buzët e plota.

Me sa duket, Lei nuk i paragjykon aspak ndërhyrjet estetike, megjithatë vetë nuk e ka ndjerë të nevojshme të bëjë gjë.