Vajza e re shqiptare që pranoi publikisht se ishte inféktuar me koronavìrus dhe tregoi simptomat në një video të publikuar online në Instagram, ka dhënë lajmin e mirë.

24-vjeçarja e ka mposhtur vìrusìn e frìkshëm dhe për këtë falenderon sistemin e saj imunìtar. Në një seri postimesh në Instastory ajo shkruan se kjo periudhë nuk ishte e vështirë për të, por e bëri të kuptojë se është më e fortë nga sa mendonte:

“Thjesht ishte një kalitje tjetër. Kuptova që jam më e fortë nga ç’mendoja. Më bëri të kuptoja që të punuarit me veten jep rezultat, pavarësisht se nuk është përherë e dallueshme në një situatë normale”.

Vajza tregon se vìrusin e mori nga nëna e saj, e cila për vete nuk e di ende sesi u inféktua. Aktualisht 24-vjeçarja mezi pret të dalë jashtë, por duhet të kalojë 14 ditë të plota në izolìm, para se ta bëjë një gjë të tillë.

Në 21 mars e reja publikoi një video në profilin e saj publik në Instagram, ku u bënte thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi është veprimi më i mirë për të ndihmuar veten dhe personat që po lùftojnë me këtë epidemi.

“Pasojat psikologjike të të qëndruarit brenda në shtëpi, sidomos kur je i shëndetshëm, më besoni janë komplet të papërfillshme krahasuar me pasojat që të lë të shikosh familjarin që ta merr ambulanca, një familjar me të cilin do kesh kontakt vetëm telefonik për kushedi se sa kohë. Përveç kësaj, me pasojën që do kesh kur të vijnë të të bëjnë analizën dhe të të trajtojnë sikur je literalisht një mbetje kimike, sepse fundja në këtë pikë ke thuajse të njëjtën rrezìkshmëri për të tjerët”, thoshte vajza me lot në sy.

“Ky vìrus nuk është shaka, po jua thotë dikush që po vùan pasojat. Po jua thotë dikush që ka dikë të shtruar në spìtal dhe po jua thotë dikush që është karantinuar momentalisht në shtëpi, me zero kontakt njerëzor.”- shtonte ajo më tej.

https://www.instagram.com/tv/B9_5ZKWAaNt

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!