Ballina Showbiz “Mos lexoni romane”/ Ja “përplasja” mes botueses Dudaj dhe Ermal Mamaqit

“Mos lexoni romane”/ Ja “përplasja” mes botueses Dudaj dhe Ermal Mamaqit

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar botuesja Arlinda Dudaj, shkrimtari Albatros Rexha dhe kritiku letrar Agim Baçi.

Në studio u fol në lidhje me një video të publikuar nga Ermal Mamaqi. Ndër të tjera, Ermali bënte “thirrje” që të mos lexojmë romane, për të cilat shprehet se lexohen nga pensionistët, por të lexojnë libra që të mësojnë si të bëhesh i pasur apo të arrish sukses në jetë. Arlinda Dudaj, e cila ka reguar edhe më herët tha se sipas saj, përveç mesazhit negativ që është përcjellur, për të mos lexuar romane, pa dashur është përdorur një konotacion negativ ndaj pensionistëve.Don't read novels!' Dudaj opposes Mamaqi: 'The only opinion maker ...

“Me Ermalin njihemi prej vitesh tashmë. Por ndjeja nevojën të reagoja, sepse nuk e dija që ai kishte bërë këtë video. Unë ndërhyra sepse m’u duk diçka shumë e tepërt. Nuk është se unë e mendova që do të bëhet kaq e madhe, por edhe që u bë shumë e madhe, është shumë mirë. Ne nga pensionistët duhet të marrim shembuj. Unë nuk është se jam e shqetësuar, por gjërat nuk janë të ndara dhe të përjashtosh disa vlera, nuk është mirë. Duket sikur unë kam reaguar për biznesin tim. Nuk është e drejtë të thuash se mos lexoni libra. Librat kanë nisur me letërsinë. Nuk është se kisha nevojë për të gjithën këtë. Ajo që më ka irrituar është se sot më shumë se kurrë, nuk duhet t’i themi njerëzve mos lexoni libra, romane, por lexoni si të beheni i pasur. Të dalë një personazh dhe të thotë të mos lexoni budallallëqe, kjo është e gabuar. Nuk është se unë thashë pse mendon kështu. Kur je personazh publik duhet të jesh pak i kujdesshëm. Unë kam të drejtën time të them që ti Ermal e ke shumë gabim, sepse ti aty etiketon dhe pensionistat. Kur ti flet për peshën e moshës dhe të gjinisë, kjo mua më shqetëson. Unë këtë gjë kam merak të thoja. Kaq mbaroi kjo histori”, u shpreh Arlinda, shkruan Top Channel.Mos lexoni romane'. Arlinda Dudaj kundërshton deklaratën e Ermal ...

Ju kujtojmë se Dudaj shkroi dje:

“Ermal u futa dhe të pashë videon pasi realisht nuk mund ta besoja se mund ta kishe thënë me të vertetë atë që veshët e mi dëgjojnë nga goja jote. Përtej gjithçkaje që mund të kesh pësuar nga lodhja në karantinë, pasiguria në të ardhmen, atë e kemi të gjithë nga i pari tek i fundit deri në cepin më të fundit të botës. Ashtu siç e paraqet ti, duket se njeriu duhet të bëjë një gjë, atë që ti beson, duke përjashtuar gjithçka tjetër. Le të mos flasim për diskriminimin moshor edhe gjinor që i ke bërë dhe herë të tjera, po s’ka gjë të kemi falur se e kemi quajtur humor, edhe pse i tillë nuk është. Bukuria do e shpëtojë botën, e ka shpëtuar përherë, këtë nuk e vendos depresioni im apo yti në kohë të caktuara. E njeriu dhe kur të shkojë në punë, rrugës për aty, tek do shkojë për bukën e gojës mund të lexojë romane, se ato romane e libra të zhvillojnë si njeri, të bëjnë njeri. Se në fund të fundit për këtë po flasim në kohë si këto të gjejmë njeriun te vetja. Më vjen keq po do mbahesh mend si opinionbërësi i vetëm në historinë e botës që predikon mosleximin”.Arlinda Dudaj i kthehet keq Ermal Mamaqit: Do mbahesh mend si i ...

Ndërkohë, edhe kritiku letrar Agim Baçi, ndau po një të njëjtin mendim si të Arlindës. Ai nuk u kap shumë pas deklaratave të Ermalit, por argumentoi se librat “se si të bëhesh i pasur” janë joshëse, ndërsa letërsia e mirëfilltë, është inspiruese.

“Madje unë po them ka bërë mire, sepse provokoi një debat (i referohet videos së Ermalit). Librat që ai sugjeron janë joshëse, ndërsa letërsia është inspiruese. Më inspiruese se letërsia, nuk ka mendoj unë. Edhe kritikë të mëdhenj thonë që njerëzit duhet të lexojnë ato që janë më pranë profesionit. Më insperuese se shkrimtarët nuk kanë ardhur deri më tani. Konotacioni është që thotë se romanet janë për pensionistët. Detyrimisht përcillet një mesazh që s’ke pse lexon roman, s’ke ç’bën. Ne duhet të lexojmë sa më mirë. Nëse orinetohemi mirë, është gjë e mirë. Videon e Ermalit e mora si një shkas i mirë që ditën e librit, të flasim për librin. Ermali ka mendimin e vet dhe janë joshëse njerëzit kanë të drejtë të lexojnë libra motivuese”, u shpreh Baçi.

Sakaq, shkrimtari Albatros Rexha, u shpreh se Ermali atë mesazh e ka transmetuar për audiencën e tij dhe ai nuk bëri thirrje në një televizion kombëtar, apo bëri ndonjë fushatë kundër të lexuarit të romanëve. Albatrosi i mëshoi faktit që sipas tij Ermali nuk ka pasur qëllim të keq, por thjesht ka ndarë mendimin e tij.Mos lexoni romane”, botuesja Arlinda Dudaj s'le gjë pa i thënë ...

“Ermali ka folur me audiencën e tij dhe ka shprehur mendimin e tij. Ermali po del se kushedi ça të keqe ka bërë. Por kur e analizon, nuk ka ndonjë gjë të keqe ajo që ka thënë Ermali. Kjo nuk është problem shqiptar, por global. Por sa bëhen njerëzit e pasur nuk e tregojnë ato libra. Ne mezi presim që dikush të dalë dhe të gjykojmë atë tjetrin. Njeriu ka të drejtë të thotë atë që mendon. Zotëria po i flet audiencës së tij, nuk është se ka dalë në media, nuk është se po bën fushatë. Ermali ka thënë një mendim të vetin, ka thënë një realitet që njerëzit kanë humbur interesin nga libri. Për çfarë do të bëhet më i famshëm Ermali, në planetin Mars (tha këtë, kur në studio u tha se Ermali e bën për publicitet) . Ermali nuk ka qëllim të keq. Deri në fund do ta mbroj të drejtën e tij. Njerëzit duhet të lexojnë atë që kanë dëshirë të lexojnë. E rëndësishme është se çfarë lexojnë. Leximi sjell më shumë mendje, më shumë durim”, u shpreh Albatrosi.Ermal Mamaqi: Mos lexoni libra - Botuesja shqiptare: Nuk e vendos ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Debàt për fenë në Big Brother/ Sabiani i drejtohet Antonelës: Je shumë e tràshë! (VIDEO)

Gjatë debàtit Arjola-Antonela, aktorja akùzoi Antonelën se i prìshi namazin. Antonela tha se asnjëherë nuk do e bënte diçka të tillë dhe sot ka kërkuar...

Beatrix nuk i trémbet ndjénjës ndaj Donaldit: Nuk po bëj…(VIDEO)

Beatriks sot hapi zemrën me Sarën në lídhje me Donaldin. Ajo ka pranuar se ka qenë në síklet nga Semi. Sarah: Më vonë shikoja sjelljen...

Donaldi shprehi ndjénjat për Betarix, ja momenti kur Semi lé studion me vrap (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Donaldi pranoi se ka ndjénja për Beatrix Ramosajn, duke lénë në të shkuarën historinë me Bora Zemanin. Semi, e cila ndodhej në...

Ups! Kjo nuk prítej! Vin Veli íronízon kéq situatën e Borës dhe Donaldit! (FOTO)

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix po komentohet nga kushdo gjerësisht, si nga persona të thjeshtë e si nga ata publik. Dominojnë komentet emocíonale, por nuk mungojnë as kùnjat,...

Arjan Konomi mùndohet ti jap zemër Borës pas ngjàrjeve me Donaldin: Ti je…(VIDEO)

Sot gjatë puntatë së ‘Për’Puthen’, Arjani nuk i ndali komplimentet ndaj Borës në fillim të emisionit. Pasi ajo e përshëndeti, ai i shprehu gjithë dashamirësinë...
error: Alert: Content is protected !!