Ballina Shëndetësi Disa mënyra që nuk i keni ditur si ta lini duhanin

Disa mënyra që nuk i keni ditur si ta lini duhanin

Kur jeni gati për të lënë duhanin, është shumë e rëndësishme të kuptoni që kjo gjë ka ndikimin e vet fizik dhe psikologjik, por edhe ju vetë keni diçka në dorë për të qenë gati. Ju duhet t’i jepni vetes një mundësi suksesi dhe të jeni realisht në gjendje të vetëquheni, pse jo, një ish-duhanpirës.

Vendosni datën e lënies së duhanit

Duke vendosur një datë, ju do të keni mundësinë që të përgatiteni psikologjikisht dhe fizikisht për të lënë duhanin. Vendosni një datë që nuk është nesër, por një muaj ose disa muaj larg. Kjo ju jep mjaftueshëm kohë për ta lënë, por edhe për të mos humbur guximin e ndryshuar mendje. Zgjidhni një ditë të zakonshme. Jepini vetes kohën e mjaftueshëm për t’u përgatitur, por mos prisni shumë gjatë, sepse mund të humbisni motivimin, raporton Top Channel.Qytetarët e Kosovës tymosin mbi 300 milionë euro duhan - Gazeta ...

Identifikoni shkaqet e duhanpirjes

Identifikoni shkaqet në mënyrë që të dini kush janë “kùrthet” dhe të jeni gati për to. Mbani shënim kur dhe ku jeni, kur pini cigare. Me kë jeni? Çfarë jeni duke bërë? Si ndiheni? Hiqni paketat e duhanit dhe produktet e tjera të duhanit nga shtëpia.

Bëni një listë të arsyeve se përse ju dëshironi të lini cigaren

Shkruani të gjitha arsyet se përse ju tashmë nuk doni të jeni një duhanpirës.

Pastroni objektet

Pastroni rrobat, perdet, makinën, mobiliet. Ju ndoshta nuk e vini re por të gjitha këto mbajnë erë tym duhani.E-Cigarettes Found No Less Effective Than Other Ways To Quit ...

Planifikoni të shpërbleni veten.

Zgjidhni një lsitë me shpërblime për ditën tuaj të parë, javën, muajin dhe vitin pa duhan, për të qëndruar i motivuar.

Vendosni objektiv

Mbani shënim se si e shihni progresin tuaj në javën, muajin, vitin pa konsumuar duhan dhe bëni një bilanc me veten tuaj.

Flisni me personat e afërm

Flisni me familjarët miqtë, nëse ndiheni komod mund ta diksutoni me ta vendimin për të lënë duhanin. Ato mund t’ju ndihmojnë.The Financial Benefits to Quitting Smoking

Pastërtia e dhëmbëve

Mbajini dhëmbët pastër. Një buzëqeshje e “bardhë” është një arsye e mirë për të lënë duhain.

Qëndroni larg tundimit

Qëndroni larg nga gjërat që ju lidhin me pirjen e duhanit. Shkoni në vende ku pirja e duhanit nuk është e lejuar, derisa të siguroheni se ju mund të qëndroni pa pirë duhan. Mos u takoni me miq të cilët janë duhanpirës, por edhe nëse i takoni, kërkojini të mos pinë duhan në praninë tuaj.

Jini aktivë

Këshillohet që të bëni shëtitje në natyrë, ecje me biçikletë, not apo aktivitete të tjera të cilat ju bën të humbisni energji.Will County calls for more Tobacco 21 cities | The Times Weekly ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Bora Zemani flet për herë të parë për puthjen e vitit me Dondin gjatë emisionit PërPuthen (VIDEO)

Takimi romantik i Borës dhe Donaldit në spektaklin “Big Brother VIP” të premten në mbrëmje ishte një nga momentet më të bukura që kemi...

Semi flet në gjumë, banorët tremben, ja çfarë tha…(VIDEO)

“Big Brother VIP” është kthyer ndër programet me shikueshmëri më të lartë duke konkuruar bindshëm programet e ngjashme në ekrani e madh të Top...

Bora dhe Donaldi nuk janë ndarë asnjëherë?! Ja faktet! (FOTO)

Aktori Donald Veshaj duket se nuk mund të kalojë asnjë ditë në “Big Brother VIP” pa e përmendur historinë e bukur të dashurisë që...

Puthja e vitit me Donaldin, më në fund reàgon edhe vetë Bora Zemani (FOTO)

Aktori i humorit, Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani vendosën të takohen mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit të “Big Brother VIP” dhe të...

Pas puthjes së bujshme me Donaldin në Big Brother, Borës i ndodh e paritura…(FOTO)

Mbrëmjen e së premtes moderatorja e PërPuthen Bora Zemani u shfaq në shtëpinë e Big Brother VIP. Ajo tha se kishte dashur të bëhej pjesë...
error: Alert: Content is protected !!