Këtë periudhë qëndrimi në shtëpi, të gjithë e kemi shfrytëzuar për të parë sa më shumë filma.

“Netflix” është kthyer në mikun tonë më të mirë dhe sot po ju tregojmë 10 serialet spanjollë që po bëjnë namin.

La Casa De Papel

Është padyshim seriali më i suksesshëm i momentit! Një grup prej tetë hajdutësh, të udhëhequr nga “Profesori” misterioz, marrin përsipër “Royal Mint” në Spanjë dhe mbajnë peng shumë njerëz.

Elite

Kur tre nxënës të varfër regjistrohen në një shkollë private shumë të pasur, ata përballen me një situatë që as e e kishin menduar më parë. Ajo që ndodh më pas do ju habisë.

Cable Girls

Filmi flet për vitin 1920, në kohën kur në Madrid u vendos kompania e parë telefonike. Filmi tregon për katër gra që punësohet aty dhe që përpiqen të ekuilibrojnë jetën e tyre.

Locked Up

Këtu nis gjithçka, një vajzë e re bie në dashuri me shefin e saj.
Për shkak të dashurisë ajo detyrohet të bëjë shumë gjëra dhe në fund përfundon në bùrg.

Gran Hotel

I vendosur në fillim të shekullit të 20-të, një burrë i ri (dhe shumë i pashëm) me emrin Julio shkon në një hotel të madh për të takuar motrën e tij. E motra punonte aty prej kohësh, por kur ai shkon ta takojë ajo nuk është më aty. Julio bën të pamundurën për të zbuluar gjithçka që ka ndodhur në atë hotel.

Velvet

Një histori e bukur dashurie për të gjithë romantikët. Trashëgimtari i një shtëpie mode bie në dashuri me një rrobaqepëse të lezetëshme dhe ajo që ndodh më pas është me të vërtetë surprizë.

Narcos

Edhe pse nuk është i gjithi në spanjisht, në pjesën më të madhe të filmit flitet në këtë gjuhë.
Seriali flet për komplotin dhe jetën e mbretit të drògës, Pablo Escobar. Në të do njiheni me perandorinë e tij të drògës e cila ka shifra miliarda dollarëshe.

The Neighbor

Për të gjithë ata që janë të lodhur nga dramat, ky është filimi ideal. Javier është kthyer papritur në një superhero, por ish e dashura e tij dëshiron që t’ja zbulojë identitetin.

Examination of Conscience

Kujdes, ky dokumentar është shumë i rendë. Flet për abùzimin e fëmijëve  në një shkollë në Spanje. Në të trajtohen intervistat e viktimave dhe tregon se si ligji funksionoi për ta.

Three  days of Christmas

Mos u gënjeni nga titulli, ky film është i bazuar në një dramë. Filmi flet për tre motra të cilat ruajnë sekretet familjare dhe të gjitha ndodhin në ditën e Krishtlindjeve.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!