Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi janë dy nga këngëtaret më tërheqëse të ekranit.
Çdo veshje e tyre pa dyshim është në hap me kohën dhe mjaft e pëlqyer. Së fundmi, dy këngëtaret kanë bërë ‘xing’ me të njëjtin fustan.

Pak muaj më parë ishte Jonida ajo që u shfaq në një nga puntatat e “ADC” me një fustan të gjatë bezhë, mjaft shik. Ndërsa sot Nora ka publikuar foto me të njëjtin fustan.
Të dyjave i rri mjaft bukur, për shkak edhe të formave trupore mjaft elegante. Me siguri ky fustan tani do të vishet më gjerë, pasi kombininet e dy këngëtareve pëlqehen gjithmonë shumë.
