Moderatorja e njohur, Ori Nebiaj ka qenë së fundmi e ftuar në programin ‘Treshat’ me Bora Zemanin dhe vëllezërit Veshaj ku ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira, por dhe të bukura të angazhimeve të saj gjatë gjithë viteve të fundit në ekran.
Ori ka treguar se ka arritur të menaxhojë 3 punë në të njëjtën kohë, pa asnjë ditë pushim, por kjo ka ndodhur kur kishte më shumë energji dhe ishte në moshë më të vogël.
Moderatorja ka treguar gjithashtu disa detaje edhe rreth raportit që gëzon sot me ish-kolegët e saj si Turjan Hysko apo Renato Mekolli.
“Me Turin kam pasur eksperiencën time të parë, kur bënim “Kubin” në Vizion. Me Turin jam argëtuar shumë dhe sa herë vij këtu më kap nostalgjia për atë kohë. Me mua ka qenë një super shkok, ne kemi qenë bashkë edhe në momente të vështira. Ishim të dy të vegjël, ishim të dy të rinj.

Ishte një eksperiencë që na mësoi dhe na udhëzoi për të vazhduar në rrugën e televizionit. Ne kishim një të mirë bashkë që edhe po të mos takoheshim për një kohë të gjatë, kur takoheshim i diskutonim të gjitha gjërat”, ka pohuar Ori gjatë intervistës. Më tej ajo ka cekur dhe raportin në biznes me shefin e kuzhines, Renato Mekollin.
“Po Renato, përveçse një partener në biznes ka qënë një mik shumë i mirë. Mund të rendis shumë të mira. Ai është një super djalë, një shef shumë i mirë, është gazmor, është i qeshur, është njeri pozitiv. Prishja jonë në biznes, prishja e asaj marrdhënie patjetër që solli edhe ftohjen si miq por jo që…”, ka treguar Nebiaj. Ajo ka shtuar se sot vazhdon të përshëndetet me Renaton.
