Ditët e vetizolimit i kanë bërë të gjithë personazhet e njohur të gjejnë një sërë mënyrash për të kaluar kohën në shtëpi.

Shumë prej tyre kanë ndarë video në llogaritë individuale në ‘Instagram’ duke treguar se tashmë kanë hapur një adresë ‘Tiktok’, ku kërcejnë dhe këndojnë njëhkohësisht.

Jona Spahiu ka zgjedhur që gjatë izolimit të tregojë veshjet e gjithë ditëve që ka qëndruar e mbyllur, duke krijuar kështu video ku shfaqet me veshje të ndryshme.

Rudina Dembacaj ndau një video ku shfaqej me vajzën e partnerit të saj, Mark Frroku, Erta me të cilën këndonte gjatë një seti fotografik.

Balerina e njohur shqiptare, por që prej kohësh jeton në Itali, Klaudia Pepa ka ndarë disa video duke kërcyer dhe pastruar ambientet e shtëpisë mjaft e qeshur.

Kiara Tito publikoi një video ku shfaqej duke kërcyer dhe duke i treguar fansave se kjo ishte një mënyrë e mirë e kalimit të kohës.

Bora Zemani ka publikuar disa video me djalin e saj të vogël Arbor, por dhe babain, i cili duket se i është përshtatur shumë mirë aplikacioneve argëtuese të Borës dhe nipit të tij./revistawho.com

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!