Ditën e djeshme, në rrjet qarkulloi një video e reperes Tayna, e cila ishte rrëzuar padashur në skenë gjatë njërit prej koncerteve të saj.

Teksa po performonte, asaj i rrëshkiti këmba dhe teksa të gjithë u merakosën, Tayna e mori me sportivitet rrëzimin dhe u ngrit duke qeshur.

Tayna publikon klipin e ri bombastik dhe fansat hapin zyrtarisht sondazhin mes saj dhe rivales, Melinda[FOTO]

Ajo filloi të performonte normalisht dhe gjithçka u duk se kaloi, mirëpo reperja Melinda Ademi s’e ka lënë këtë rast pa i hedhur një thumb “konkurrentes”.

Në një video në InstaStory, ajo shfaqet duke kënduar këngën e Dashnor Dikos, “Banania”, ndërsa këndon:

“Por kujdes, por kujdes nga banania! Mos e hidh e mos e shkel, sepse rrëshket!”, fjalë që i dedikohen Tayna-s pas rrëzimit.

Megjithatë, ky “diss” ende nuk ka marrë një përgjigje nga reperja.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!