Një nga serialet më të suksesshëm të këtij sezoni në Turqi ka qenë “Doktori i mrekullive”. Ky serial më në fund po vjen dhe në ekranin shqiptar.
“Doktori i mrekullive” do të transmetohet në televizionin Klan Kosova. “Doktori i mrekullive” theu rekord shikueshmërie në Turqi dhe vazhdon të transmetohet në ekranin turk.

Ndërsa në ekranin shqiptar do të nisë transmetimin nga e hëna në të premte në orën 19:00 në Klan Kosova.
Ky serial është bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe në qendër të tij është Aliu, një djalosh i prekur nga autizmi i cili që i vogël ka qenë viktimë e bullizmit.
Ai realizon ëndrrën e tij dhe bëhet kirurg duke i kthyer në forcë të gjitha paragjykimet.
