Italia është shteti më i prekur në Europë nga Covid-19, i cili deri tani ka shënuar 27,980 raste të inféktuara dhe 2,158 vdékje.

Djali i një shqiptari në Itali, i quajtur Luan Sulejmani, ka rezultuar i prekur me Koronavirùs.

Shqiptari ka dhënë gjatë një lidhjeje për “ABC News” një rezyme të gjithçkaje që kishte ndodhur, duke dhënë edhe mesazhin e rëndësishëm se karantinimi funksionon.

“Jetoj në të njëjtin kat me pacientin numër 1 me koronavirùs. Në familje jemi katër persona. Besoj se mund të jemi edhe vet të inféktuar. Testin nuk e kemi bërë sepse bëhet vetëm në momentin që ke shenja. Doktori na tha që djali e ka virùsin dhe logjikisht dikush nga ne ia ka transmetuar.

Image result for Luan Sulejmani

Djalit ia kemi bërë testin dhe ka dalë pozitiv, në fillim kishte temperaturë të lartë, 39.5 grad celsius dhe nuk po ulej, në këtë rast njoftova ambùlacën dhe pas një tamponi doli pozitiv me koronavirùs. Fatmirësisht është mirë. Ka mbi 8 dit që i kemi bërë testin djalit. Djalin e kam në shtëpi, ka tre ditë dhe temperatura është ulur. Testi fëmijës do t’i bëhet sërish pas 20 ditësh, sipas mjekëve, për të parë nëse është negativ apo pozitiv”- u shpreh ai.

Gjithashtu, Sulejmani ka treguar si ka ndikuar kjo situatë tek familja e tij dhe tek të gjithë qytetarët e tjerë.

“Në momentin e parë që e morëm vesh se ndodheshim në të njëjti pallatin me pacientin e parë, jeta jonë ndryshoi komplet, është një përjetim që nuk ka fjalë të shprehet. Nga shtëpia dal vetëm për arsye familjare. Ka 25 ditë që jemi në vetëkarantinim. Momentalisht është gjithçka e ndërprerë. Ne kemi bërë karantinën të parët dhe kjo ka funksionuar. Momentalisht ka zero pacientë.”

Sipas Sulejmanit, karantinimi funksionon dhe është mënyra më e mirë për t’i “vënë pràngat” Koronavirùsit.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!