Duke nisur nga dita e sotme, 1 mars 2020 transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë.

Kështu Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që merr një masë të këtij lloji për të ulur ndotjen, duke bërë që shumë qytetarë të mos përdorin me makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë së Luksemburgut për lëvizjen në një vend ku mbizotërojnë makinat dhe bllokimet e trafikut janë të shpeshta gjithashtu për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Image result for luxembourg bus

Vetëm bileta e trenit të klasit të parë do të paguhet. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik, rreth 500 milion € në vit, do të përballohet tërësisht nga shteti, raporton Top Channel.

Ministri i Transportit në Luksemburg François Bausch ëndërron ta bëjë Luksemburgun “një laborator për lëvizshmërinë e shekullit 21”. Makin eritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione.

Epoka e re e transportit publik falas u festua me shfaqje vallëzimi dhe muzike në të gjitha stacionet e trenave dhe tramvajet. Deri në vitin 2027 Luksemburgu ka njoftuar investime prej 4 miliardë eurosh vetëm në transport hekurudhor.

Image result for luxembourg bus

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!