Robert Berisha ka zgjedhur të urojë nënën e tij këtë 8 Mars. Këngëtari i njohur ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet me nënën e tij Teuta.
Fotoja është realizuar një orë pasi Roberti u bë baba për herë të parë dhe është një kujtim i bukur nga ajo kohë. Por Roberti ka treguar edhe një moment të vështirë në jetën e tij, kur nëna u opérua dhe iu nënshtrua kimiòteràpisë.

Ai shpreh urimet më të përzemërta për ta pasur nënën shëndoshë e mirë. “Urime Mamiq 8 Marsin 🌹 këtu kemi dalë 1 orë pasi lindi Renee 😊 ke qenë shëndoshë e mirë edhe pse pas operàcionit që pate dhe kimiotérapisë, prapë se prapë happy ke qenë edhe shumë e fortë..ishalla të kam mirë edhe plot vite të tjera Mamiqi im..Urime 8 Marsin 🌹🌹🌹 Të du 😘😘😘 @teutaberiishaa”!
Roberti nuk ka bërë asnjë urim apo dedikim për ish-bashkëshorten e tij Nora Istrefi për Ditën e Gruas, edhe pse ka treguar se ka marrëdhënie të mira me të edhe pas divòrcit.
