Nuk e ka bërë kurrë më parë, Ermal Mamaqi ndan një foto dhe urim special me nënën e tij

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka publikuar si rrallëherë një foto të mamasë së tij në ditën e 8 marsit. Ai ka zgjedhur ta urojë publikisht më të dashurën e tij në një ditë speciale si e sotmja.

“Mami. Gëzuar festën”, ka shkruar Mamaqi krah postimit më të fundit ku shfaqet mamaja e tij.

Image result for ermal mamaqi

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Ermali ka ndarë me fansat këtë foto të njeriut më të shtrenjtë të tij. Ajo çfarë bie në sy është dhe ngjashmëria e madhe që ka me të.

Kujtojmë se deri më tani Mamaqi nuk ka publikuar foto të prindërve të tij, duke i mbajtur ata larg vëmendjes së rrjeteve sociale./revistawho.com