Aktori i njohur anglez, Idris Elba i cili njihet nga mbarë publiku është konfirmuar së fundmi me ‘Corona Virùs’.
47-vjeçari e ka zbuluar gjithçka me anë të një postimi në rrjetet sociale, në Twitter, aty ku rrëfeu se kishte takuar dikë, i cili ishte konfirmuar me këtë virùs.

Idris ka treguar se momentalisht ndihet mirë, ndonëse analizat ndaj ‘Covid 19’ i rezultuan pozitive. Deri më tani Elba nuk ka ndjerë shqetësime, por ka vendosur të vetizòlohet në ndihmë të shëndetit të tij dhe njerëzve perreth tij.
“Qëndroni në shtëpi njerëz dhe jini të kujdesshëm. Do ju mbaj të informuar se si do jem. Mos u panikosni”, ka shkruar Elba në postimin në ‘Twitter’.
Ky lajm i ka befasuar jo pak ndjékësit e aktorit në mbarë botën, të cilët i kanë uruar shërim sa më të shpejtë./revistawho.com
