Para disa ditësh qarkulloi në media një audio e një bisede të një vajze, e cila kércénonte partnerin se do të vrìste veten. Me zë të dridhur, vajza i kërkonte partnerit që t’i tregonte se ku ndodhej për të sqaruar një situatë. Ajo shtonte se nëse nuk i tregonte, kishte vendosur që t’i dilte para trenit.
Për vajzën në fjalë u tha se ishte këngëtarja, Morena Taraku, e cila reagoi lidhur me këtë zhurmë që u krijua duke u shprehur se ka karakter të fortë dhe se shkrimet negative të bëra kundrejt saj nuk mund ta ulin poshtë.

Mirëpo siç duket, këtë skàndal, Morena nuk e ka harruar akoma. Bukuroshja kosovare ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet para një tavoline të shtruar.
‘FùCK lokacionin tënd. Së shpejti një këngë e re për ty dhe ata që merren me mua’ janë fjalët e Morenës.
Pra, Morena sapo paralajmëroi këngën e saj të re dhe ka të bëjë me audion e famshme “çoma lokacionin”
