Moderatorja e njohur sulmon ashpër Arbana Osmanin (FOTO)

Moderatorja e famshme Aida Shtino ka reaguar pasi në një puntatë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit u përmend emri i saj. Gjatë puntatës së 14 marsit, një burrë takoi për herë të parë nënën e tij dhe u shpreh se Aida nuk ia gjeti të ëmën tek emisioni “Njerëz të humbur”, por Arbana me emisionin e saj ia gjeti. Pas kësaj deklarate, ka reaguar Aida Shtino.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se zotëria në fjalë nuk ka shkuar kurrë tek emisioni i saj dhe ka thënë se emisioni i Osmanit ka mungesë të kodit të etikës dhe ndjenjës njerëzore.

Aida Shtino e zhgënjyer nga Arbana Osmani: Po hidhet baltë në ...

“Epo ne tere kete zallamahi qe po kalojme, duke pare tv e kthej rastesisht tek Arbana dhe degjoj emrin tim dhe emisionin “Ku Je”, aty ku une e kam filluar !!!! U habita…”Aida nuk ma gjeti nenen dhe ma gjete ti….” Une gezohem shume qe ky zoteri e gjeti nenen biologjike, por gazetaret e emisionit qe pergatisin kete emision , duhet te investigojne kur permendin emisione dhe emra… E çuditshme se ne 4000 raste te humburish qe kam pasur te denoncuar ne emisionin tim, ky zoteria ne fjale nuk ka qene asnjehere !!! Epo te permendet emri dhe hidhet balte mbi nje pune 11 vjeçare , me rreth 1600 persona te gjetur, vetem e vetem per te bere numra audience, kjo me habiti… Nese ky eshte profesionalizem sdi çte them… Nuk respektohet asnje kod etike dhe asnje ndjenje njerezore , per te cilen ata njerez kane vuajtuar nje jete ! Nejse shpresoj qe keto fjale ti marin me dashamiresi, nga une Aida (meqe me permenden emrin), qe per 11 vjet kam bere kete pune cdo dite dhe kam trasmetuar live cdo jave, emisionin ne kerkim te Njerezve te Humbur”, shkruan moderatorja.

Aida Shtino i kthehet ashpër Arbana Osmanit: S'ka asnjë kod etike ...