Bazuar në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 135, datë 09.03.2020 të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të paràndaluar përhapjen e coronavirùsit.
Po ashtu janë pezulluar deri në 3 Prill të gjitha aktivitetet kulturore e sportive. Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Elbasanit njofton pezùllimin e të gjithë aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës.
Për të evituar grumbullimet dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, festimet do të pezùllohen, por elbasanasit do ta festojnë festën e tyre tradicionale pranë familjeve.

Në kuadër të masave të mëtejshme mbrojtëse, Bashkia e Elbasanit bën me dije se nga nesër nis dezìnfektimi i të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore, në mënyrë që ato të jenë të gatshme për rifillimin e procesit arsimor.
Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë do të nisë menjëherë dezinfektimi i kontenierëve të mbeturinave në qytet e fshat. Po ashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri në datë 3 Prill, Qendra Kulturore e fëmijëve, Teatri “Skampa” dhe Qendra Komunitare rome.
Bashkia e Elbasanit garanton qytetarët për cilësinë e ujit të pijshëm. Uji i pijshëm garanton të gjitha standardet për konsum, janë marrë të gjitha masat për cilësinë e tij. Analizat e ujit të pijshëm janë të përditshme dhe të çertifikuara.

Bashkia e Elbasanit do të ketë komunikime të vazhdueshme me qytetarët për çdo masë të marrë në vijimësi, përmes rrjeteve sociale, faqes zyrtare dhe mediave lokale.
Bashkia e Elbasanit do të krijojë lehtësira për punonjësit e saj që kanë fëmijë të vegjël për t’u kujdesur:
Të dashur qytetarë, kjo nuk është situatë për pànik, por një situatë për t’u kujdesur më shumë për shëndetin dhe higjienën personale.
MOS NEGLIZHONI këshillat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Për çdo simptomë, të ngjashme me ato të coronavirùs TELEFONONI NR.127