Më në fund u rrit! Greta Koçi thotë se ka ndryshuar diçka në jetën e saj private

Këngëtarja e njohur, Greta Koçi ka qenë pasditen e sotme e ftuar tek Rudina për të treguar më shumë rreth projektit të saj më të fundit muzikor të titulluar ‘Lum kush m’ka’.

Përpos këtij fakti, Greta nuk ka mundur t’i shpetojë dhe pyetjeve rreth jetës private.

Teksa Rudina ka insistuar se sipas parashikimeve të astrologes Meri Shehu, ndryshimet në jetë private të Gretës nuk ndodhin pasi ajo nuk vendos, këngëtarja ka arritur të pohojë diçka pas insistimit të moderatores.

Image may contain: 1 person, phone and closeup

“Por besoj që jemi në ujëra të mirë”, ka pohuar Koçi duke shtuar se shpreson që këtë vit gjërat të finalizohen.

Kujtojmë se deri më tani pavarësisht kureshtjes së fansave, këngëtarja e ka mbajtur larg vëmendjes së mediave jetën e saj private./revistawho.com