Luana Vjollca ka qenë pjesë e programit ‘Ftesë në 5’ pasditen e sotme, ku në një bisedë mjaft spontane me Bietën ka rréfyer disa detaje nga vetizòlimi i saj në shtëpi.
Ajo ka treguar e qeshur duart e bëra plàgë nga larja e shpeshtë, por ka theksuar se të gjithë duhet të kujdesen për higjienën e tyre.
Në vijim Luana ka treguar se kënga ‘Pa pànik’, të cilën e publikoi 24 orë më parë, ka qenë e përgatitur kohë më parë, ashtu siç ka gati dhe 20 këngë të tjera në albumin e saj.

Luana Vjollca ka pohuar se e ka marrë shumë malli për mamin dhe Marinën, të cilat nuk i ka takuar prej ditësh.
Puna më e shpeshtë që Luana ka bërë këto ditë ka qenë larja e enëve, ndonëse i ka dedikuar shumë kohë të gjithë shtëpisë.
Moderatorja e ka mbyllur bisedën duke përsëritur mesazhin e saj se të gjithë duhet të kenë kujdes më tepër për moshën e tretë, pasi kjo nuk është një situatë e lehtë.
