Shkencëtarët izraelitë janë shumë afër zbulimit të vàksinës së parë kundër koronavirùsit të ri, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë në Izrael, Ofir Akunis. Nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planit, vàksina do të jetë gati brenda pak javëve dhe do të jetë në treg brenda 90 ditësh, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Shkencëtarët izraelitë janë shumë afër zbulimit të vàksinës së parë kundër koronavirùsit të ri, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë në Izrael, Ofir Akunis. Nëse të gjitha gjërat shkojnë sipas planit, vàksina do të jetë gati brenda pak javëve dhe do të jetë në treg brenda 90 ditësh, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

“Urime për MIGAL (Instituti Galilee për Hulumtime) për këtë lajm të mahnitshëm”, tha Akunis. “Jam i bindur se do të këtë përparime në këtë fushë, duke na mundësuar një kundërpërgjigje kundër kërcénimit global Covid-19”, tha më tej ministri.

Në katër vitet e fundit, një skuadër me shkencëtar të MIGAL kanë qenë duke zhvilluar vàksina kundër inféksioneve dhe virùseve që sulmojnë organet e frymëmarrjes (IBV), të cilat edhe shkaktojnë sëmundjet bronkiale. Efektiviteti i vàksinës ka rezultuar i suksesshëm gjatë provave paraklinike në Institutin e Veterinarisë.

“Në fillim qëllimi i jonë ishte të zhvillonim teknologji për këto sëmundje dhe jo një vàksinë specifike për këtë apo atë lloj virùsi”, tha Dr. Chen Katz, lider i grupit të bioteknologjisë në MIGAL. “Korniza shkencore për vàksinën bazohet në një vektor të ri të paraqitjes se proteinave, e cila formon një proteinë të tretshme që jep antigjenin vìral në indet e mukozës nga endicitoza e vetaktivizuar, duke bërë që trupit të formon një antitrup kundër virùsit”.

Endicitoza është një proces qelizor në të cilin substancat futen në një qelizë që rrethohet me një membranë qelizore, duke formuar një vezikul që përmban materialin e tretur.

Image result for covid 19 vaccine

Në provat paraklinike, skuadra ka demonstruar që vàksinimi oral shkakton nivele të larta të antitrupave specifik në IBV, thotë Katz.

“Le ta quajmë këtë një fat të madh”, tha ai. “Ne vendosëm ta zgjedhim koronavirùsin si një model për sistemin tonë sa për ta provuar konceptin e teknologjisë sonë”.

Por pasi shkencëtaret vëzhguan në një vijë ADN-në e koronavirùsit të ri që është përhapur në tërë botën, studiuesit e MIGAL e ekzaminuan atë dhe zbuluan që koronavirùsi i shpendëve ka ngjashmëri të madhe gjenetike me atë të njerëzve dhe se ka efektin e njëjtë të inféksionit, gjë që rrit gjasat për krijimin e një vàksine për njerëzit në një kohë shumë të shkurtër.

Image result for covid 19 vaccine

“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që ta përshtatim atë me radhitje të re”, thotë ai. “Ne jemi në mes të procesit dhe shpresojmë që pas disa jave ta kemi vàksinën gati për përdorim klinik. Po, pas pak javëve, nëse çdo gjë shkon si duhet ne do ta kemi vàksinën që mbron nga koronavirùsi”.

MIGAL do të jenë përgjegjës për zhvillimin e kësaj vàksine të re, por kjo do të shkojë nëpërmes një procesi kohor, përfshirë provat klinike dhe në fund prodhimin e saj, thotë Katz.

Akunis tha se e ka udhëzuar ministrinë e tij, drejtorin gjeneral që t’i shpejtojnë procedurat e aprovimit me qëllimin që të sjellin sa më shpejt vàksinën për njerëzit në treg.

Image result for covid 19 vaccine

“Duke qenë se ka nevojë globale për vàksinën kundër koronavirùsit, ne po bëjmë gjithçka që mundemi që ta përshpejtojmë këtë zbulim”, tha CEO i MIGAL, David Zigdon. Vaksina “do të aprovohet brenda 90 dite”, thotë ai.

Do të jetë një vàksinë orale, që do ta bëj të pranueshme atë për të gjithë njerëzit, tha Zigdon.

“Momentalisht ne jemi në kontakt intensiv me partneret tanë potencial që do të ndihmojnë përshpejtimin për ta testuar atë në njerëz dhe të arrimë në produktin përfundimtar”, tha ai. /FAX/

Image result for covid 19 vaccine

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!