Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, Ronaldinho është arréstuar pasi akùzohet poseidim të dokumentacionit të rrémë.

Legjenda e Brazilit është vënë në prànga në Paraguai, pasi dyshohet se ka përdorur dokumente fàlse për të hyrë në vendin e Amerikës së Jugut.

39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllain e tij Roberto mbrëmjen e së mërkurës, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Paraguait.

Sipas La Nacion, në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat Ronaldinho dhe Roberto me kombësi të Paraguait.

Një deklaratë zyrtare nga policia paraguaiane kishte zbuluar më parë se Ronaldinho ishte ftuar në Paraguai nga pronari i kazinosë Nelson Belotti. Ronaldinho aktualisht është pa pasaportë braziliane për shkak të një gjòbe mjedisore që mori në 2018-n.

Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dénuan për ndërtim të palìgjshëm të një gràcke peshkimi në Liqenin Guaiba në 2015-n, pa licencën e duhur në një zonë të mbrojtur.

Image result for ronaldinho

Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të udhëtonte jashtë Brazilit, Ronaldinho u caktua si një nga ambasadorët e rinj të vendit për turizmin, në shtatorin e vitit të kaluar.

I bllokuar në atdheun e tij, ish-ylli i Milanit tha në atë kohë se ai po përpiqej të shfrytëzonte sa më shumë situatën e tij, pasi pranoi një rol për të promovuar turizmin e Brazilit.

“Turizmi është shumë i rëndësishëm për krijimin e vendeve të punës dhe rifitimin e imazhit tonë ndërkombëtarisht”, tha Ronaldinho në fjalimin  e tij si ambasador.

Image result for ronaldinho

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!