Pothuajse në 100% të rasteve, të fillosh të shohësh një serial, do të thotë të mbetesh brenda e të mos bësh asgjë në orarin që seriali transmetohet. Në shumë vende ballkanike dhe europiane, është përhapur një metodë e re: Në përfundim të serialit, secili person që e ka ndjekur serialin rregullit, jep komentin e tij në mënyrë të pavarur dhe demokratike. Kështu, të gjithë nxjerrin një mësim të ri për jetën, dhe ndihen më mirë me veten, duke mos menduar se thjesht kanë shpenzuar kohë.

Që me mbarimin e serialit ‘Kuzgun’ dhe në vazhdimësi, do mundohemi të përcjellim mesazhet e vyera që filmi jep (duke u bazuar në jetën reale ). Mesazhi i parë që shumë njerëz kanë nxjerrë nga ky serial,është se çdo gjë që ka filluar të ndërtohet në mënyrën e gabuar, do përfundojë si mos më keq, me pasoja të rénda. Në këtë rast, kemi të bëjmë me tràdhëtinë që personazhi Rifat i bëri shokut të tij Jusuf.

Image result for kuzgun merjem

Mesazhi tjetër që filmi na jep, është se një familje, mbetet e tillë pavarësisht çdo të papriture apo fàtkéqësie që mund t’i vijë. Pikërisht këtë rast kemi ndeshur edhe në durimin e personazhit Merjem, e cila priti gjithmonë rikthimin e të birit. Ndonëse pas rikthimit ai dëshironte t’i shihte familjarët e tij si të huaj dhe i largonte, ajo sërish e afronte Kuzgunin. Edhe në raste kur Kumru apo Kartall nxehéshin nga Kuzguni dhe flisnin ‘réndë’, ajo i këshillonte duke i dalë në mbrojtje Kuzgunit.

Larmia mesazheve është shumë e madhe. Për të mos u zgjatur, dhe për të lënë hapësirë edhe për audiencën që dëshiron të japë koment personal, ne po japim mesazhin e fundit që e mendojmë si ndër 3 mesazhet më me peshë. ‘Dashuria vërtetë herët apo vonë, do triumfojë.’ Këtë e dëshmon më së miri dashuria mes Kuzgunit dhe Dilës. Pavarësisht pengesave në rrugën e tyre, krenarisë e të gjithë peripecitë e tjera, ato ia dolën të jenë bashkë, gjithmonë e të lumtur.

Image result for kuzgun

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!