Tayna është një nga emrat më të suksesshëm të momentit në muzikë në Shqipëri. Reperja ka treguar me anë të postimeve të ndryshme se e ka ëndërruar suksesin që ka sot dhe ka publikuar video të ndryshme duke repuar.

Së fundmi në Instagram ka qarkulluar një video ku shfaqet Tayna në moshë më të vogël, e veshur me uniformën e gjimnazit dhe duke kënduar.

Tayna Fotogaleria

Në këto pamje reperja duket më e ëmbël me flokët biondë. Deri më tani, Tayna ka ndryshuar shpesheherë ‘look-un’ e saj duke u shfaqur edhe më tërheqëse.

Ajo ka sjellë një sërë projektesh muzikore, të cilat numërojnë tashmë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’, të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!