Papa Françesku, i cili prej ditësh nuk ndihej mirë dhe anuloi disa takime, ka kryer analizat e nevojshme të Koronavirusit.

Ai dyshohej se u infektua pasi u solidarizua me njerëzit në një takim, megjithatë përgjigjet kanë dalë negative.

Gazeta e përditshme italiane  “Il Mesaggero” shkruan e Papa nuk është infektuar, thjesht ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë.

83-vjeçari, ka hequr një pjesë të mushkërisë vite më parë dhe kjo i shkakton herë pas here përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Në Itali numri i të vdekurve nga Koronavirusi ka shkuar në 52 dhe të infektuar janë mbi 2000 persona

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!