Pesë ditë më parë, këngëtarja Katy Perry zbuloi në mënyrën më të bukur shtatzëninë e saj të parë, duke treguar barkun e rrumbullakosur në fund të videoklipit të saj të ri.
Ky do të jetë fëmija i saj i parë me të fejuarin Orlando Bloom pasi aktori 43-vjeçar tashmë është babai i djalit 9-vjeçar Flynn me ish-gruan Miranda Kerr.

Mirëpo, para se të bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja është përballur me dhìmbjen e madhe të hùmbjes së një personi të shtrenjtë për të.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Katy ka treguar e prekùr për hùmbjen e gjyshes së saj, të cilës i ka bërë një dedikim të gjatë.
Këngëtarja shkruan se i është falenderuese për gjithçka, pasi një pjesë e madhe e karàkterit të saj i ngjan atij të gjyshes.

Kjo e fundit i ka mësuar Katy-t si të jetë një femër e fortë që përballon gjithçka pa nevojën e askujt, si të jetë origjinale, e dashur, e butë e kokëfòrtë njëkohësisht.
“Le të pushojë në pàqe të thellë dhe të puthë ballin e shpirtit që të vijë dhe ta njoftojë gjithçka do të jetë në rregull, veçanërisht tani që ka fituar një engjëll që do të kujdeset për të♥”- shkruan këngëtarja krahas fotove të gjyshes, duke iu referuar bebushit që do të sjellë së shpejti në jetë.
