Italia po kalon një moment vërtet të vështirë për shkak të urgjéncës së Koronavìrusìt me mbi 1000 vìktìma.

Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi për të minimizuar rrezikun e infeksionit, por, megjithëse mund të duket jashtëzakonisht relaksuese, karantina e imponuar po provon të jetë shumë më e vështirë nga sa e mendonim.

Yjet nuk bëjnë përjashtim dhe po kalojnë ditët në shtëpitë e tyre, duke mos hùmbur mundësinë për të dalë live në Instagram për të argëtuar ndjékësit.

Trashëgimtarja e Lamborghini-t Elettra Lamborghini është një nga më aktivet në rrjetet sociale. Së fundi ajo na ka treguar pamjet luksoze të shtëpisë së saj, që i kanë lënë pa fjalë të gjithë ndjékësit.

Këngëtarja dhe showgirl-i i famshëm organizoi një darkë romantike me të fejuarin e saj në dhomën që e kishte shndërruar në një kinema me një ekran të madh dhe një tavan me yje.

Më pas ka shërbyer kafenë në një set filxhanësh leopardi të kombinuara me tatuazhin dhe më pas vazhdoi aktivitetin fizik në një dhomë të shndërruar në palestër, ku përveç pajisjeve të larmishme kishte dhe një Playstation të integruar.

E kush nuk do të dëshironte të kishte kaq shumë rehati brenda shtëpisë së tyre, në mënyrë që ta bëjë karantinën pak më të durueshme?

Fatkeqësisht, jo të gjithë e kanë këtë fat por, nga ana tjetër, të paktën mund të argëtohemi duke admiruar Lamborghini-n në mediat sociale. Kësaj i thonë, shiko me sy e plàs me zemër!

Elettra Lamborghini a Montesilvano (Pescara), la Twerking Queen conquista l’Abruzzo (FOTO e VIDEO)

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!