Ballina Showbiz Kanosi gruan, gjykata merr vendimin për ish-yllin e Kombëatres

Kanosi gruan, gjykata merr vendimin për ish-yllin e Kombëatres

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në shtëpi” për ish-futbollistin Klodian Duro, i cili u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje.

42-vjeçari sipas burimeve pranë policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte.

Kjo e fundit e kishte akuzuar vazhdimisht ish-futbollistin për  dhunë fizike e psikologjike, si dhe kanosje nëpërmjet SMS-ve.

U arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes ndaj ish-bashkëshortes ...

Pas divorcit, ajo kishte marrë një urdhër mbrojtjeje, ndërsa në momentin që Duro ka shkuar në shtëpinë e saj, ish-bashkëshortja ka njoftuar menjëherë në telefon policinë.

Duro ka thënë se kishte shkuar thjesht për ta takuar.

Ish-futbollisti i Kombëtares gjithashtu kishte thyer urdhrin e qeverisë për ndalimin e qarkullimit, si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Dëgjoi zëra në shtëpinë e gruas'/ Del versioni tjetër, gruaja e ...
error: Alert: Content is protected !!