Ballina Showbiz Jonida Maliqi i përgjigjet ish-shoqes: Tani shihemi në gjykatë...

Jonida Maliqi i përgjigjet ish-shoqes: Tani shihemi në gjykatë…

Koha që jetojmë i jep të drejtën çdokujt që ka një ‘Instagram’ me më shumë se 10 mijë ndjekës, të komentojë e gjykojë personazhe të njohur të jetës publike dhe të kthehet kështu në lajm. Pak rëndësi ka statusi që ka në shoqëri, apo se kë cënòn.

Ai/ajo po prodhon një lajm, që përkthehet në ushqim për mediat online, të cilat (përfshirë edhe ne) vdésin për tituj që kanë brenda iròni, shàrje, shérr… Lajmi bëhet edhe më interesant kur në histori përfshihen individë që janë bërë të njohur prej raportit që kanë pasur me personazhin publik. Që të mos ju lodhim me teori, historia e fundit që na shtyu të shkruajmë këtë artikull është ajo e ish-mikeshës së Jonida Maliqit, e cila inatet personale me ish-shoqen vendosi për të disatën herë t’i shfryjë në publik, në një profil që numëron më shumë se 20 mijë ndjekës, për të thënë që sipas saj Jonida nuk merr vesh nga moda, që ajo ka borxhe, e të tjera si këto…

Image result for jonida maliqi

Tani edhe nëse vetë Karl Lagerfeld do ngrihej sot nga varri dhe do të na thonte që Jonida nuk merr vesh nga moda – ne nuk do ta besonim… Në më shumë se 2 dekada karrierë, ajo është artistja e vetme që nuk është kontestuar asnjëherë për shijen në të veshur, ndaj edhe ka marrë titullin e ikonës së parë të modës, nga mediat dhe të gjithë ata që konsumojnë media. Këtë punën e borxheve e besojmë më pak, duke pasur parasysh historinë e Jonidës në biznesin e modës në Tiranë, por edhe zgjidhja ligjore që ka vendosur t’i bëjë situatës tregon që faktet janë në favor të saj. Jonida ka qëndruar e heshtur deri më sot kur sqaroi se do t’i zgjidhë gjërat në mënyrë ligjore. Ajo e ka zbuluar vetë sot këtë gjë, në ‘Instagram-in” e saj personal.

Image result for jonida maliqi

“Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për suportin. Në fakt nuk ka qenë aspak e lehtë pasi të gjithë këto situata vijnë nga njerëz që ke ngrënë bukë, i ke futur në shtëpi, por fatkeqësisht ka dhe të tillë. Megjithatë nuk i kam borxh askujt dhe çështjen po e çoj në mënyrë zyrtare dhe ligjore sepse kam prova që nuk i kam borxh askujt në jetë dhe krahas kësaj nuk mallkoj se jam nënë vetë. Nëse ke prova që të kam mallkuar ndonjëherë pse nuk i bën publike? Se ti më ke bllokuar mua, shkruan vetëm publikisht, jo personalisht.

Pse ke frikë? Kam edhe unë foto, kam prova, të shkruara nga ty, e di ti”, shprehet këngëtarja e njohur. Kujtojmë në fund se ajo që të përzien më shumë në këtë histori është që një shoqe e fëmijërisë vjell vrer për vajzën me të cilën u rrit dhe ndau kohë, derisa u rrit dhe ‘vlerësoi’ që më shumë sesa shoqëria vlen lajmi, por e harroi që në fund, ajo mbetet sërish ish-shoqja e Jonida Maliqit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

E ndjékin pafund njerëz! Bora Zemani surprízon fansat e saj në këtë mënyrë! (FOTO)

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”. Patsaj duke...

Fjoralba Ponari dhe Einxheli sapo na dëshmuan që shoqëria e vërtetë ekziston! (VIDEO)

Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngùshtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën. Fjoralba e ka...

Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati bashkëpunimi me reperin e njohur! (FOTO)

Në nismën e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca erdhi me një qasje ndryshe si kurrë më parë. E ulur vetëm në një karrige...

Si asnjëherë më parë, Agron Llakaj rréfen momentin më të véshtirë në jetën e tij!

Pasditen e sotme, i ftuar në programin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar ishte mjeshtri i humorit Agon Llakaj. Në një intervistë të rrallë...

‘Zénka’ mes Zhaklinës dhe Fifit, a duhet një vajzë ta ruajë veten për një djalë?

Fifi njihet si një ndër personàzhet e njohur e cila nuk e mendon dy herë ti shprehë hapur ndjenjat e saj. Mbrëmjen e djeshme,...
error: Alert: Content is protected !!