Nje studim i ri i bërë në Wuhan, epiqendra e virùsit, përshkruan progresin e plotë të COVID-19.
Në studim morën pjesë pacientë të ndryshëm të inféktuar me Koronavirùs në 29 dhjetor 2019, të cilët deri në fund të janarit ishin shëruar ose kishin ndërruar jetë.
Ditë pas dite Koronavirùsi shkon nga temperatura e lartë dhe hùmbja e fuqìsë deri tek vështirësitë e frymëmarrjes.
Sipas studimit koha mesatare e temperaturës dhe shenjave të tjera është 12 ditë por kolla zgjat shumë më shumë.
Simptòmat e para nisin 5 ditë pas inféktimit dhe ato janë kolla e thatë dhe temperatura e lartë.
8 ditë pas inféktimit, nisin problemet me frymémarrjen dhe pacientët e kanë të vështirë të plotësojnë sasinë e oksigjenit në trup.
Disa persona, janë të aftë të mpòshtin virùsin që në ditën e shtatë, prandaj 85% e të prekùrve nuk kanë nevojë për respiratorë.
Sipas studimit, që një pacient i inféktuar të shërohet plotësisht duhen 22 ditë dhe koha mesatare për vdékje është 18.5 ditë.
