Numri i personave të prekur nga koronavirùsi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën ka tejkaluar numrin prej 86.900 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e epidemisë Covid-19 deri më tani në botë kanë vdékur 2.980 persona, nga të cilët 2.870 në territorin e Kinës, dy në rajonin special administrativ të Hong Kongut, 43 në Iran, 29 në Itali, 17 në Korenë e Jugut, 12 në Japoni, 2 në Francë dhe nga një person në Australi, SHBA, Tajlandë, Tajvan dhe Filipine.

Numri i personave të prekur nga virùsi në territorin kryesor të Kinës ka arritur në 79.824 ndërsa janë regjistruar 95 raste në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makao. Po ashtu Covid-19 është përcaktuar edhe tek 39 persona në Tajvan.

Image result for coronavirus 2020

Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore dhe nga shtypi lokal i vendeve që njoftojnë shfaqjen e Covid-19 numri i rasteve në botë është si më poshtë:

“Kore e Jugut 3.526, Itali 1.128, Japoni 947, Iran 593, Singapor 102, Francë 100, Gjermani 66, SHBA 66, Kuvajt 45, Spanjë 44, Tajlandë 42, Bahrein 41, Australi 26, Malajzi 25, Britani e Madhe 23, Kanada 20, Emiratet e Bashkuara Arabe 19, Zvicër 18, Vietnam 16, Norvegji 15, Irak 13, Suedi 13, Austri 7, Liban 7, Holandë 7, Oman 6, Kroaci 6, Rusi 5, Izrael 5, Greqi 5, Pakistan 4, Meksikë 4, Indi 3, Filipine 3, Rumani 3, Gjeorgji 3, Danimarkë 3, Finlandë 3, Brazil 2 dhe nga një rast në Algjeri, Nepal, Sri Lanka, Kamboxhia, Belgjikë, Egjipt, Afganistan, Azerbajxhan, Maqedoni e Veriut, Estoni, Zelandë e Re, Nigeri, Bjellorusi, Lituani, Monako, Ekuador, Katar, San Marino, Irlandë dhe Islandë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!