Pas përhapjes së koronavirusit edhe në vendin tonë, të gjithë u vetizoluan në shtëpi, disa me familjet e tyre, të tjerë me të dashurit e zemrës. Mirëpo disa çifte kjo periudhë i gjeti të ndarë, për shkak të angazhimeve në vende të ndryshme.

Afrona dhe Blero kanë disa muaj të martuar, por këto ditë nuk po i kalojnë dot pranë njëri-tjetrit. Blero ndodhet në Kosovë ndërsa Afrona në Zvicër. Modelja postoi disa foto nga muaji i tyre i mjaltit duke kujtuar me mall kohën e tyre bashkë. “Më mungon zemër”, shkruan Afrona krah fotove.

Blero dhe Afrona kurorëzojnë dashurinë e tyre, foto nga dasma ...

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për Ledrin dhe Sarën të cilët ndodhen në shtete të ndryshme. Ledri ndodhet në Kosovë ndërsa Sara në Gjermani. Çifti vetëm pak kohë më parë ishin bashkë duke kaluar pushimet, por Koronavirusi i ndau.

Puthje në qafë e përqafime, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmojnë ...

Gjithashtu të ndarë këtë periudhë për shkak të largësisë janë edhe Stresi me Keisin. Çifti janë pajtuar dhe teksa prisnin me padurim të takoheshin, pandemia e koronavirusit mbërtheu botën. Megjithatë përmes postimeve në Instagram, Keisi e cila jeton në Kanada ka treguar se me Stresin vazhdojnë të komunikojnë.

Merr fund martesa, Stresi ndahet nga Kejsi?! - Balkanweb.com - News24

Arbenita dhe Fero gjithashtu ndodhen larg njëri-tjetrit këtë periudhë. Arbenita ndodhet në Londër ndërsa Fero në Kosovë. Për shkak të largësisë, çifti këto ditë kanë postuar shpesh foto nga kujtimet e tyre së bashku. Madje Fero i bëri një dedikim Arbenitës duke shkruar: “Gruaja ime më e mira në botë”.

Arbenita e Fero sa ndahen, sa bashkohen? Cila është e vërteta

Bora dhe Donaldi gjithashtu janë vetizoluar veçmas njëri-tjetrit. Çifti shumë i pëlqyer nga publiku po e kalojnë këtë periudhë me familjet e tyre. Këtë e kanë treguar përmes postimeve në Instagram ku Bora shfaqet në shtëpinë e saj me prindërit dhe djalin ndërsa Donaldi me familjen e tij./revistawho.com

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë pushimet si një çift ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!