Ballina Showbiz Hygerta Sako rréfen: E humba babain në moment kritik…

Hygerta Sako rréfen: E humba babain në moment kritik…

Pak ditë më parë, moderatorja e sportit, Hygerta Sako dha lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të sai. Në këto ditë të vështira kur ka më shumë nevojë për njerëzit, Hygerta po e kalon e mbyllur me nënën dhe vajzën për shkak të situatës që po përballet Shqipëria. Sot ajo ka shkruar dy fjalë, për t’i falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe për të dhënë një mesazh të rëndësishëm.

“Dashuria ne koherat e kòleres aka Dhìmbja ne koherat e koronavirùsit Thone dhe kane te drejte qe dhìmbja kalohet me njerez. E humba babane ne nje moment kritik per jeten dhe vazhdimesine e te gjitheve ne. Mbyllur ne shtepi me nenen dhe vajzen time, dhìmbja eshte akoma me e madhe. E kam te pamundur t’ju kthej pergjigje te gjitheve, gishtat nuk me punojne e mendja eshte e turbullt.

Image result for hygerta sako

Por ju jam mirenjohese pafund per te gjithe mbeshtjetjen pa kufi qe me keni dhene ne keto dite te veshtira. Kush e ka humbur babain, ma kupton shume mire dhìmbjen. U prehshin ne paqe te gjithë baballarët tane, qe na kane rritur me sakrifica e vetemohìm e na kane mbushur me dashuri e perkujdesje.

Nje keshille per te gjithe ju qe e gezoni ende dashurine dhe zerin e babait. Gezoni sa me shume me ta, bisedoni, puthini, perqafojini, sepse nuk e dime kurre kur do i humbim dhe cdo sekonde me shume me ta ka vlere te paimagjinueshme. Zoti ju bekofte te gjitheve e faleminderit dhe nje here per te gjithe mesazhet e mbeshtetjen qe me keni dhene”, shkruan Hygerta në statusin e saj.

error: Alert: Content is protected !!