Habit këngëtari shqiptar: Festën e beqarisë e festova në klub striptizmi

Pak ditë para martesës, ai zhvilloi një fetsë të veçantë beqarie së bashku me aktorët Donald dhe Romeo Veshaj.

Për të bërë një skeç, ata shkuan të festonin në një club striptizmi dhe bashkëshortja e tij duket se nuk e ka pritur mirë.

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Eriku tregoi se Romina u mërzit pak sepse nuk e dinte si do të reagonte familja e saj.

Image result for erik lloshi

“Kisha parapërgatitur situatën para se të dilte. Punova dy ditë për ta përgatitur si situatë (qesh). Nuk i erdhi mirë me thënë të drejtën kur e pa atë videon dhe tha ok por kemi edhe familje or çun. Nuk është puna si e marr unë por babi im që nuk ia ka haberin fare se çfarë po bën ti mund të mendojë se është e vërtetë, si t’ja shpjegoj unë tha. Por edhe ata kanë filluar të më kuptojnë pak deri diku kështu që”, tregoi Eriku.

Image result for erik lloshi