Serialit shumë të suksesshëm “Gylperi” i ka ardhur fundi në Klan plus. Ky serial mbyllet me një fund të lumtur, me personazhet kryesorë Gylperin, Kadirin, Xhanin, Bedrijen, Hasanin dhe Artemisin. Gylperi dhe Kadir vendosin ta kalojnë jetën së bashku dhe fëmijët e mbështesin vendimin e tyre.

Përflitej se pas “Gylperisë” në Klan plus do të niste seriali “Her yerde sen” me aktorët Aybuke Pusat dhe Furkan Andiç. Mirëpo ky serial është anuluar dhe pas “Gylperisë” do të nisë seriali “Kryeqyteti Abdulhamid”. Seriali shumë i ndjekur historik do të transmetohet nga e hëna në të premte në orën 20:00. “Kryeqyteti Abdulhamid” do të nisë transmetimin në Klan plus më 30 mars.

Filmi flet për vitet e fundit të pushtetit të Abdylhamit Han, perandorit më të fuqishëm Osman, në shekullin e XIX. Është një histori e vërtetë, për një sulltan të vërtetë. I zgjuari Sulltani Abdylhamit, sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Perandori i fundit për nga rëndësia

i një dinastie shumëshekullore.Një prodhim madhështor, me një kast aktorësh të suksesshëm, që arrijnë deri në 500, ku veçojmë edhe aktorin shqiptar Nik Xhelilaj, apo të famshmen Songul Oden.

“Kryeqyteti Abdylhamit” një superprodhim i vitit 2017-19, nis transmetimin premierë në ekranin e Klan PLus  nga data 26 Mars ora 21:00.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!